Cikli i I Bachelor

Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Programet e studimit të ciklit të parë në Universitetin e Tiranë realizohen, si rregull, me 180 kredite europiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike.

Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e UT-së për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome.

Në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Fakulteti i Drejtësisë (FD)

Ofron një program studimi në ciklin e parë,

Riorganizuar me Urdhër Nr. 396 datë 22.07.2019 nga Bachelor në Drejtësi në Master i Shkencave në Drejtësi.

Fakulteti i Ekonomisë (FE)

Ofron 4 (katër) programe studimi në Ciklin e Parë:

Bachelor

  • Administrim Biznesi
  • Ekonomiks
  • Financë
  • Informatikë Ekonomike

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (FHF)

Ofron 5 (pesë) programe studimi në Ciklin e Parë:

Bachelor

  • Histori
  • Gjuhë Letërsi
  • Gjeografi
  • Gazetari
  • Arkeologji

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH)

Ofron 7 (shtatë) programe studimi në Ciklin e Parë:

Bachelor

  • Gjuhë Angleze
  • Gjuhë Frënge
  • Gjuhë Italiane
  • Gjuhë Gjermane
  • Gjuhë Greke
  • Gjuhë Ruse
  • Gjuhë Spanjolle 
  • Gjuhë Turke

Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN)

Ofron 10 (dhjetë) programe studimi në Ciklin e Parë:

Bachelor

  • Biologji
  • Bioteknologji
  • Fizikë
  • Kimi
  • Kimi Industriale e Mjedisore
  • Kimi dhe Teknologji Ushqimore
  • Informatikë
  • Matematikë
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Inxhinieri Matematike dhe Informatikë 

Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS)

Ofron 6 (gjashtë) programe studimi në Ciklin e Parë:

Bachelor

  • Psikologji
  • Punë Sociale
  • Filozofi
  • Sociologji
  • Shkenca Politike
  • Administrim dhe Politikë Sociale

Filiali i UT-së, Sarandë:

Ofrin 2 (dy) programe studimi në Ciklin e Parë:

  • Gjuhë Angleze;
  • Administrim Biznesi;