Instituti i Fizikes Berthamore

Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) është krijuar në vitin 1971, si institucion kërkimor shkencor në fushën e fizikës atomike dhe bërthamore dhe duke patur për qëllim zbatimin e metodave bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe jetës shoqërore.

Fillimisht, Instituti ishte në varësi të Universitetit të Tiranës dhe më pas, me themelimin e Akademisë së Shkencave, ai u bë pjesë e rrjetit të institucioneve shkencore të Akademisë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 563 dt. 22.08.2007 krijohet Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, në bazë të ish-Institutit të Fizikës Bërthamore të Akademisë së Shkencave si njësi bazë, qendër kërkimi dhe zhvillimi pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të UT-së.

Në vitin 2013 pas një impenjimi të madh të stafit akademik të Qendrës dhe në bashkëpunim me partnerë seriozë amerikanë, Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar kthehet në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar si njësi kryesore, në Universitetin e Tiranës. Konkretisht më datë 30 Maj 2013 u hap Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar, si njësi kryesore në Universitetin e Tiranës

 

Instituti ka në përbërje tre departamente:

–      Departamenti i Mbrojtjes së Rrezatimit dhe Rrjeteve të Monitorimit

–      Departamenti i Radiometrisë e Radiokimisë

–      Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale

 

Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, në bashkëpunim me institucione e kompani prodhuese, zhvillon veprimtari kërkimore – shkencore nëpërmjet projekteve për kërkim dhe zhvillim. Detyra themelore e IFBZ është të realizojë veprimtari shkencore, kryesisht me karakter zbatues, dhe të transferojë metodat dhe teknologjitë e reja të fizikës dhe kimisë bërthamore në fusha të ndryshme.

 

IFBZ ka në përbërje të tij 23 punonjës, nga të cilët: 17 staf akademik (Profesor 4, Profesor i Asociuar 2, Doktor i Shkencave 3, Master Shkencor 8) dhe 6 punonjës jo mësimor.

Prof. Dr. Elida BYLYKU, Drejtor Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ).

 

Adresa: Rruga Mahmut Allushi, Ish Kinostudio

Adresa; Rr.  Thoma Filipeu  , Qesarakë, Tirana 85

Nr telefoni;  04 245 1371

Email –[email protected]