Instituti Konfuci

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU).

 

Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësinë që studentët e Universitetit të Tiranës të mësojnë gjuhën kineze pranë tij. Instituti ofron të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.

 

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze: ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT. Aktualisht gjuha kineze është lëndë me zgjedhje në: Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Ekonomisë.

 

Në kuadër të promovimit të kulturës kineze ky Institut organizon aktivitete të ndryshme si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj.

 

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

 

Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës. Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:

– Bordin Drejtues;

– Bashkëdrejtorët.

Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:

Prof. Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës(Kryetar);

Z. Yan Guohua, Zv / President i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU) Nën/Kryetar;

Znj. Ke Jing, Drejtor i Zyrës për Shkëmbimet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin;

Znj. Pranvera Lazo, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;

– Znj. Zhang Xiaohui, Drejtoreshë e Zyrës për Institutet Konfuci partner me BFSU-në.

– Znj. Mirlinda Boshnjaku, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).

 

Struktura drejtuese e CIUT:

 

  1. Z. Erion Malaj, Drejtor i palës shqiptare,

 

e-mail: [email protected]

 

Huang Qiang, Drejtor i palës Kineze,

 

Adresa: Rr. Elbasan, Godina Iliria, Qyteti Studenti, Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *