Kërkimi Shkencor

Objektivat kryesorë të kërkimit shkencor në Universitetin e Tiranës mbështetet në 5 shtylla kryesore (synime strategjike), të cilat janë të lidhura ngushtësisht me forcimin e cilësisë së kërkimit shkencor në UT, të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, me cilësinë dhe impaktin e tij, si dhe orientimin drejt nevojave të vendit për zhvillim. Këto pesë shtylla apo synime strategjike janë:

  1. Rekrutimi cilësor dhe zhvillimi i karrierës mbi bazën e meritës dhe konkurrencës: “Të synojmë ekselencën!”
  2. Rritja e mbështetjes financiare për kërkimin shkencor
  3. Hapja e universitetit drejt tregut dhe përgjigja ndaj nevojave të vendit
  4. Ndërkombëtarizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore
  5. Etikë dhe integritet i lartë profesional i kërkuesve të UT-së

Për arritjen e këtyre synimeve strategjike të kërkimit shkencor do të punohet shumë dhe sistematikisht për përmbushjen e këtyre Objektivave kryesorë:

Objektivi 1. Forcimi i kapaciteteve dhe i cilësisë së kërkimit shkencor në UT: Të investojmë më shumë për kapitalin njerëzor!;

Objektivi 2. Forcimi i trajnimit të kërkuesve shkencorë, duke u siguruar atyre një mjedis kërkimor stimulues të fokusuar në ekselencë: UT të jetë lider në sistemin universitar shqiptar për integrimin e kërkimit shkencor me mësimdhënien!;

Objektivi 3. Sigurimi i aksesit të kërkuesve shkencorë në burime dhe infrastrukturë  shkencore funksionale, përmes një menaxhimi të përshtatshëm të infrastrukturës ekzistuese dhe të asaj të krijuar rishtas, dhe që garanton përdorimin e saj në mënyrë sa më efektive;

Objektivi 4. Zhvillimi i marrëdhënieve të reja të kërkimit shkencor me industritë, bizneset dhe institucionet e tjera akademike dhe universitare në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;

Objektivi 5. Përmirësimi i aksesit në rezultatet e kërkimit shkencor të kërkuesve të UT-së përmes shtimit të botimeve, transferimit dhe aplikimit të dijes, me qëllim që të maksimizojmë përfitimet prej saj në shoqëri dhe mjedis;

Objektivi 6. Integrim më i mirë i UT-së në Hapësirën Europiane të Kërkimit (HEK/ERA), duke rritur performancën dhe pjesëmarrjen e UT-se në projektet dhe programet evropiane të kërkimit shkencor.

Universiteti i Tiranës (UT), si institucion publik, në zbatim të Nenit 32 të Ligjit, Nr. 80/2015,  “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, kryen analizën e ecurisë së procesit mësimor dhe kërkimit shkencor, gjatë vitit akademik 2016-2017.

Për të parë Raportin klikoni mbi link.

Raporti i Veprimtarisë Mësimore Kërkimore-Shkencore Pë Vitin 2016 -2017.