Rreth Nesh

Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend. Ai përbëhet nga 6 fakultete, 2 institute, dhe një Filial në Sarandë, ka 174 programe në të tre ciklet e studimit, staf akademik të brendshëm me kohë të plotë 779 pedagogë dhe rreth 23551 studentë. Universiteti i Tiranës, falë traditës, nivelit të lartë të përgatitjes, kualifikimit dhe atestimit, mbetet universiteti më i kërkuar në Republikën e Shqipërisë. Ai synohet nga shumica e nxënësve, që mbarojnë shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë dhe në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë.UT-ja është dekoruar nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Urdhëri Nderi i Kombit” me motivacionin për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencës, arsimit, kulturës dhe ekonomisë shqiptare me dekretin Nr. 1959, datë 19.11.1997.